
Sergio Aguero do të luajë te Barcelona dhe tashmë gjithçka pritet të jetë punë ditësh. Siç bën me dije "Mundo Deportivo", sulmuesi i njohur ka arritur një marrëveshje me katalanasit në sezonin e ri futbollistik. Mediet spanjolle bëjnë me dije se gjithçka do të përfundojë brenda këtij muaji.
Ai pritet të bëjë vizitat në klubin spanjoll për të nisur menjëherë nga puna. Pas finales së Champions League mes City-it dhe Chelsea-it, shtatshkurtri do të prezantohet si futbollisti më i ri i Barcelonës. Kontrata e tij me anglezët përfundon në fund të këtij sezoni dhe kësisoj, katalanasit kanë përfituar duke mos paguar për kartonin e tij.
Poll