Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Thiago Motta është gati të drejtojë një ekip të madh", Materazzi: Shpresoj të mos shkojë te Milani, sepse jam tifoz i Interit

Shkruar nga NEWSPORT
"Thiago Motta është gati të drejtojë një ekip

Thiago Motta po bën një sezon të shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Bolognas. Motta ka shndërruar ekipin plotësisht, ku pas 19 javësh kampionat, renditen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me vetëm 1 pikë larg zonës Champions.

Për këtë ecuri fantastike dhe për aftësitë e Mottas si trajner, ka folur ish-mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Marco Materazzi. Ky i fundit thotë se Motta është gati të drejtojë një ekip të madh, por nuk do dëshironte që ai të ulej në pankinën e Milanit pasi është tifoz i Interit.

“Thiago po bën një punë të pabesueshme te Bologna, por ka bërë mirë edhe me Spezian më parë duke e shpëtuar nga rënia në Serie B. Do e them gjithmonë që ai është gati për një ekip të madh. Shpresoj që ai të arrijë në një klub të mrekullueshëm. Por shpresoj jo te Milani, sepse jam tifoz i Interit, por ai e meriton”, është shprehur Materazzi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga