
Mbrojtësi i krahut të majtë Theo Hernandez është padyshim një nga futbollistët më në formë tek klubi i Milanit. Ish futbollisti i Real Madrid ka shpërthyer me kuqezinjtë, ku po bën mirë si në fazën mbrojtëse por edhe në atë ofensive duke shënuar disa gola të rëndësishëm. Dashuria mes tifozëve, ambientit kuqezi dhe futbollistit sapo ka nisur dhe shpesh herë Theo bisedon me ndjekësit e tij në Twitter.
Së fundmi Hernandez ka ftuar fansat t'i shkruajnë pyetje të ndryshme duke iu premtuar se të gjithë do të kishin një përgjigje nga vetë ai. Një prej pyetjeve më interesante ka qenë e një fansi i cili kërkon të dijë nëse në të ardhmen do ta shihnim si kapiten të Milanit.
"A mund ta imagjinoni? Do të ishte një ëndërr", ka qenë përgjigja e mbrojtësit francez, i cili ka dëshmuar se ndihet mirë në Milano dhe me ngjyrat kuqezi, teksa ëndërron tek një e ardhme e lavdishme me Milanin.