
Harallamb Qaqi është bashkuar me Teutën në stërvitje. Mbrojtësi titullar prej javësh ishte jashtë fushave, duke qenë një problem i madh për stafin teknik. Tanimë shtatëlarti është siguri për prapavijën, me Shkëmbin që e sheh si titullar.
Veç Qaqit që ka kaluar dëmtimin, në infermieri vijojnë të jenë Jazxhi dhe Çejku. Dyshja pritet të përfitojë nga pauza e Kombëtares, për të qenë gati me rinsjen e sezonit në 30 shtator.
Teuta nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, teksa pas pesë javëve ka tre barazime dhe dy humbje, duke qenë së bashku me Kukësin skuadrat e vetme që nuk e kanë shijuar fitoren.
Me vetëm tre pikë, Teuta qëndron në vendin e parafundit të klasifikimit.
Poll