Tërmeti që preku Shqipërinë këtë mëngjes ka bërë bashkë shumë njerëz, klube dhe shtete. Një ndër klubet që reagoi në orët e para është Lazio, aty ku janë të punësuar shumë shqiptarë. Ishte drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare që u shpreh se do të ofronte ndihmën e tij për këtë tragjedi natyrore.
Solidariteti i klubit nga kryeqyteti italian ka kaluar në plan konkret, me Lazion që ka hapur një numër llogarie për këdo tjetër nga tifozët e klubit që do të kontribuojnë në lidhje me tragjedinë.Në lajmin e publikuar në kanalet zyrtare të komunikimit, theksohet se mes palëve ka një afërsi të madhe, çka ka sjellë gjestin e lacialëve. Kujtojmë që fanellën e "Shqiponjave" e mbajnë veshur Strakosha, V. Berisha dhe Durmishi.
Postimi i klubit të Serisë A: