Kombëtarja kroate ka marrë një lajm të keq orët e fundit. Ivan Perisic është dëmtuar rëndë në stërvitje me Tottenham.
Lojtari ka këputur ligamentin dhe tashmë do të qëndrojë jashtë fushës së lojës rreth 5-6 muaj. Ish-i i Interit tashmë rrezikon seriozisht pjesmarrjen në Euro 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tottenham nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pavarësisht dëmtimit, Perisic është optimisht se do t’ia dalë të “shkelmojë” dëmtimin dhe të jetë protagonist në Gjermani vitin e ardhshëm.
We can confirm that Ivan Perisic has suffered a complex Anterior Cruciate Ligament (ACL) injury in his right knee.
The experienced Croatia international sustained the injury in non-contact training and will undergo surgery.
Wishing you well in your recovery, Ivan pic.twitter.com/U9BMv2U7Kb
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 20, 2023