Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Të shumtë ata që nuk kanë besuar te ne”, Klein Strazimiri zbulon e-mailin e Besëlidhjes: Nuk është i vërtetë, e kanë çuar në Federatë

Shkruar nga NEWSPORT
“Të shumtë ata që nuk kanë besuar te ne”, Klein

Tirana arriti të fitonte sot finalen e katërt kundër Besëlidhjes e vlefshme për kampionatin kombëtar. Në këtë ndeshje shkëlqeu Klein Strazimiri, duke shënuar 7 pikë, 3 rebound dhe 6 asiste.

Pas takimit ka folur shtatlarti i ekipit bardheblu që u shpreh mjaft i kënaqur për këtë sukses të skuadrës së tij. Në fjalën e tij për mikrofonin e RTSH Sport, Strazimiri tha:

“Gjatë gjithë vitit, shumë njerëz nuk kanë besuar te Tirana. Rrezikonim Play-Offin por e kthyem, një ndër herët e vetme që Tirana rrezikon Play-Offin. E kemi çuar tani finalen në ndeshjen e 5-të por kjo nuk do të thotë që kemi bërë punën më të madhe të këtij vitit. Objektivi siç e kam thënë edhe më para është titulli kampion. Mendoj që finalen e pestë Tirana do të japi maksimumin në fushë.

Dy ndeshjet e fundit kemi pësuar 66 pikë, Besëlidhja shquhet për nëj sulm të frikshëm që bën 70-80-90 pikë për ndeshje, ne i lam te 66 pikshi dhe besoj që mbrojtja do na fitoi kampionatin.

Përfitoj nga rasti që të jap një mesazh pasi ekipi i Besëlidhjes ka çuar një email në Federatë që thotë se unë kam ofenduar me fyerje raciste, në asnjë mënyrë nuk e kam bërë. Kemi shumë të rinj në pallatet e sportit dhe duhet të jemi një shembull. Vetëm Fair Play dhe të fitoi më i miri”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga