Luiz Ejlli dhe Jasir Asani janë padyshim dy prej personazheve më të dashur për shqiptarët. I pari u ‘vodhi’ zemrat në Big Brother falë karakterit të tij të veçantë, ndërsa i dyti ‘marrosi’ të gjithë me supergolat e tij me Kombëtaren shqiptare.
Ditën e sotme, Jasir Asani ka mirëpritur Luiz Ejllin në Shkup, vendin e tij të lindjes dhe kanë drekuar sëbashku në një nga restorantet e qytetit. “Mirëserdhe në Shkup vëlla”, shkruan sulmuesi në rrjete sociale teksa ndan një foto me këngëtarin në Instagram.
Dyshja vijon të jetë në qendër të vëmendjes në fushat e tyre me Luizin që po korr suksese edhe pas daljes nga Big Brother, ndërsa Asani pritet të bëjë kalimin e madh në një nga kampionatet më të forta të Europës.
[caption id="attachment_715347" align="alignnone" width="519"] Luiz Ejlli dhe Jasir Asani[/caption]