Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Te Kukësi duan përforcime, kërkojnë mbështetje nga Kamza

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi do të luajë nesër në mbrëmje takimin e kthimit me Austrinë e Vjenës, ndërsa stadiumi do të jetë i lirë këtë herë për tifozët. Pasi, në ndeshjen e shkuar me Rudarin dyert ishin të mbyllura për shkak të dënimit nga UEFA për trazirat në sfidën e vitit të shkuar në "Qemal Stafa" kundër Legias së Varashavës.

[caption id="attachment_8087" align="alignleft" width="300"]Tifozët ultras të Kukësit Tifozët ultras të Kukësit[/caption]

Por, nesër pritet të jetë gjithçka ndryshe. Presidenca kërkon mbështetjen  e Kukësianëve kudo që ndodhen, madje jo vetëm ata në qytetin verilindor dhe atyre që jetojnë në Tiranë, por edhe aty ku është bastioni i Kukësit, Kamza.

Njoftimi i fundit nga presidenca kuksiane thotë se janë vendosur 3 autobusë në Kamzë dhe 2 në Kukës, të cilët do të jenë falas për tifozët që duan të ndjekin ndeshjen. "Klubi ka vendosur 3 autobusë falas për tifozët kuksianë që jetojnë në Kamëz. Presidenti Safet Gjici duke parë interesimin e madh të tifozerisë ka vendosur që t'i plotësojë dëshirën dhe të vendosë 3 autobusë. Presidenca ka vendosur 2 autobusë falas për ndeshjen e nesërme, kundër Austrisë së Vjenës. Tifozët nga Kukësi do të nisen ditën e nesërme, në orën 13:00, nga stadiumi "Zeqir Ymeri", në Kukës", thuhet në faqen zyrtare të Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga