Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Të gjithë me sytë nga Zvicra, hidhet sot shorti i Champions League për fazën e 1/16

Shkruar nga NEWSPORT

Do të hidhet ditën e sotme në orë 12:00 shorti i Champions League për fazën e 1/16. Në Nyon të Zvicrës goglat do të zbulojnë skuadrat që do të përballen në këtë raund, ndërsa priten përballje spektakolare.

Man City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munchen, Man United, Lille dhe Juventus janë ekipet që janë kualifikuar në vendet e para, ndërsa PSG, Atletiko Madrid, Sporting, Inter, Benfica, Villareal, Salzburg dhe Chelsea janë skuadrat që janë kualifikuar si vendet e dyta.

Në këtë fazë, ekipet që janë nga një i njëjti kampionat nuk do të përballen mes tyre si dhe skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup. Ndeshjet e para të fazës së 1/16 do të luhen më datë 15, 16, 22, 23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 8, 9, 15, 16 mars.

Më poshtë mund të zbuloni edhe kundërshtarët e mundshëm të Interit dhe Juventusit.

Inter: Ajax, Bayern Munich, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United.

Juventus: Atletico Madrid, Benfica, Psg, Salzburg, Sporting Lisbonë, Villarreal.

Ekipet e kualifikuara në vendet e para.
Ekipet e kualifikuara në vendet e dyta.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga