Barcelona u shpall kampione e La Ligas për herë të 27-të në histori pasi fitoi derbin 4-2 ndaj Espanyol. Pjes e këtij suksesi të arritur nga katalanasit kanë qenë 27 lojtarë, përfshirë debutimin e Lamine Yamal. Yamal është futbollisti më i ri Barcelonës, ai është vetëm 15 vjeç e 305 ditë.
Mbrëmjen e djeshme ai theu rekordin e parë në Spanjë. Yamal u bë lojtari më i ri që fiton La Ligën duke kaluar kështu një lojtar tjetër që ka pas vendosur rekordin me Barcelonën, Marc Muniesa. Muniesa arriti të fitonte kampionatin me katalansit në moshën 17 vjeç e 51 ditë.
[caption id="attachment_692661" align="alignnone" width="628"] Lamine Yamal[/caption]
Poll