Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Takim mes agjentit të Hysaj dhe Ançelotit, Xhufredi: Trajneri e vlerëson maksimalisht lojtarin, pas tij ka shumë ekipe. . .

Shkruar nga NEWSPORT
Takim mes agjentit të Hysaj dhe Ançelotit, Xhufredi: Trajneri e

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë te Napoli pas mbërritje së Ançeloti. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka humbur vendin e titullari dhe për këtë arsye ka folur dhe agjenti i lojtarit i cili i ka kërkuar llogari trajnerin mos aktivizimin e lojtarit. Maria Xhufredi ka pasur një takim me Ançelotin duke marrë një shpjegim të qartë, aq sa tani ka ndryshuar mendim.

Në një intervistë për "Rai Sport" Xhufredi është shprehur: "Këtë javë kam pasur një takim me Ançelotin për 4 orë dhe kemi sqaruar situatën në lidhje me lojtarin dhe aktivizimin e tij të pakët. Ai më dha disa shpjegime për zgjedhjet e tij dhe unë i kuptoj plotësisht, sepse ai jeton me lojtarin çdo ditë dhe e shikon gjendjen e tij. E rëndësishme është të dëgjohet, sepse ai thotë se e vlerëson maksimalisht. Është e drejtë, sepse po të ishte e kundërta atëherë Hysaj do të ishte larguar. Pas tij ka shumë klube. Në janar mund të ketë mundësi. Ne flasim shumë për Çelsin, por ka diçka tjetër. Nëse ka ofertë që i kënaq të gjithë, atëherë do të veprojmë, në të kundërt do të mendojmë rinovimin

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga