
Interesi është i madh për të mësuar duelet e 1/8-ve të Conference League, pasi në mbrëmje u plotësua grupi me 16 skuadrat që do të marrin pjesë.
Ishin takimet e kthimit të orës 21:00 që vendosën verdiktet e tyre. Baseli, Gent, Fiorentina dhe Lech Poznan ishin ekipet që arritën të shkonin më tej.
Sot, në orën 13:00 do të hidhet shorti në Nyon të Zvicrës ku do të mësohen dhe ndeshjet e këtij raundi. Janë 8 skuadrat e kualifikuar si të parat e grupit, me 8 të tjerat që erdhën në këtë raund nga Play-Off.
Ekipet e kualifikuara si koka grupi në Conference League:
- West Ham
- Nice
- AZ Alkmaar
- Slovan Bratislava
- Villareal
- Djugarden
- Basaksehir
- Sivasspor
Ekipet e kualifikuara nga raundi i Play Off-it:
- Basel
- Lazio
- Anderlecht
- AEK Larnaca
- Sheriff Tirasspol
- Fiorentina
- Lech Poznan
- Gent
Poll