Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Superliga dhe Kategoria e Parë bëhen bashkë, jo më shumë se 3 të huaj në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Superliga dhe Kategoria e Parë bëhen bashkë, jo më

Federata Shqiptare e Basketbollit ka ardhur me ide të reja për sezonin 2023-2024. Këtë herë ata kanë vendosur të bëjnë bashkë Superligën dhe Kategorinë e Parë. Sipas FSHB ky vendim është marrë për të rritur rivalitetin.

Kujtojmë që Superliga përbëhet nga nga 6 ekipe dhe Kategoria e Parë nga 4 ekipe duke bërë kështu një kampionat me 10 ekipe. Ndeshje do zhvillohen me formatin vajtje-ardhje. Ky edicion 2023-2024 do të përcaktojë edhe Superligën për sezonin 2024.

6 ekipet që do të renditen të parat do të kenë të drejtë pjesmarrjen në Superligë. Një tjtër fakt i rëndësishëm do të jet edhe limiti basketbollistëve të huaj. FSHB nuk do të lejojë më shumë se 3 lojtarë të huaj të zbresin në parket.

Skuadrat pjesmarrëse për meshkuj që do të përballen me njëra tjetër do të jenë: Besëlidhja, Teuta, Tirana, Kamza, Apolonia, Vllaznia, Flamurtari, Partizani, Elbasani dhe Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga