
Finalja e Superkupës së Spanjës u zhvilua në Arabinë Saudite, kur Barcelona arriti të mposhte në “El Clasico” skuadrën e Realit me shifrat 3-1. Një triumph spektakolar nga katalanasit që fitojnë edhe trofeun e parë në epokën Xavi.
Dhe pas finales mësohet se sa është shumë që kanë fituar secila nga skuadrat pjesëmarrëse. Sigurisht që paratë flasin në futboll, arsyeja kryesore është fakti se RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) do të marrë rreth 40 milionë euro për turneun, ka shkruar “SPORT.
Real Madridi dhe Barcelona do të marrin nga 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre. Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betisi mori vetëm 750 mijë euro. Nga këto 40 milionë euro, 4 milionë euro i paguhen si komision kompanisë së Gerard Pique, “Kosmos”, për arritjen e marrëveshjes që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite.
20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll. Pique u kritikua ashpër për kompletimin e marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën. U raportua se si RFEF, ashtu edhe Pique, do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës dhe Real Madridit në finale të Superkupës, ashtu edhe siç ndodhi.