Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sulmuesi kuqezi flet "pa dorashka": Rikthimi në Kombëtare? Ju tregoj për kualifikimin në Euro 2016-të

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi kuqezi flet "pa dorashka": Rikthimi në Kombëtare?

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi po kalon një moment të mirë te skuadra e tij Goztepe në kampionatin turk. Paraqitjet e tij pozitive kanë bërë që emri i tij të përflitet në merkato, por është vet sulmuesi që një prononcim për "A2-CNN" i jep fund spekulimeve të merkatos si dhe flet për Kombëtaren  shqiptare.

"Jam i huazuar te Goztepe deri në fund të sezonit. Nuk kam në plan të lëviz, por edhe teknikisht sepse është skuadra ime e dytë për këtë sezon dhe nuk mund të shkoj edhe në një tjetër ekip të tretë. Për më tepër, prej dy javësh në skuadër ka ardhur trajneri i ri. Tashmë ndihem i gatshëm edhe fizikisht. Do të kërkoj që prej fazës përgatitore në Antalia që të marr sa më tepër minuta në fushë dhe të kthehem në titullar", thotë Cikalleshi.

Rikthimi në Kombëtare? "Këto dy vitet e fundit kanë qenë disi të vështira për mua, por duhet të vazhdosh të luftosh. Më vjen keq që nuk kam qenë pjesë e Kombëtares, do të dëshiroja të jem gjithmonë aty dhe të ndihmoj ekipin, por këto janë çështje të trajnerit. Por, e rëndësishme është që të luaj në skuadrën time dhe nëse kjo ndodh, besoj që do të jem pjesë e Kombëtares".

Kundërshtarët e Shqipërisë në EURO 2020? "Çdo grup në kualifikueset e Euro 2020, jam i sigurt që do të ishte i vështirë. Kemi mundësinë për të bërë diçka, edhe pse Turqia dhe Islanda janë skuadra shumë të mira, duke mos harruar Moldavinë. Ndeshja e parë me Turqinë në shtëpi është thelbësore, sepse për të provuar kualifikimin duhet të mundësh rivalin direkt. Është thikë me dy presa, sepse humbja në shtëpi në ndeshjen e parë do të ishte një ndeshje shumë e keqe. Me Turqinë kemi arritur rezultate në miqësore, por na kanë mposhtur gjithmonë në ndeshje zyrtare. Uroj që kjo të jetë hera e parë kur do të fitojmë një ndeshje zyrtare".

Një kualifikim tjetër si ai në EURO 2016? "Kualifikimi në Euro 2016 ishte i veçantë, sepse përveç faktit që ishte hera e parë, u bashkuan shumë faktorë. Tashmë është edhe më e vështirë, sepse një herë e arritëm, por vështirësia është ta mbash këtë. Duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Trajneri besoj që i ka idetë e qarta tashmë, sepse u bë shumë kohë në kombëtare. Edhe ndeshja me Andorrën duhet fituar, sepse edhe ajo nuk është e lehtë. Por, në fillim ta nisim mbarë ndaj Turqisë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga