Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Sulmet" e tifozëve ndaj Hysaj, reagon zyrtarisht Lazio: Është detyrë e klubit të mbrojë lojtarin, çështjet politike nuk kanë lidhje me këtë rast

Shkruar nga NEWSPORT
"Sulmet" e tifozëve ndaj Hysaj, reagon zyrtarisht Lazio:

Lazio ka reaguar zyrtarisht për çështjen e Hysajt. Mbrojtës i Kombëtares shqiptare këndoi këngën "Bella Ciao" në grumbullimin me Lazios dhe kjo ka sjell irritimin e tifozëve.

Kjo këngë në Itali është himni i parizanëve, ndërsa tifozët (fashistë) e skuadrës italiane i kanë kërkuar llogarit mbrojtësit për këtë këngë që kishte zgjedhur dhe e kanë ofenduar në rrjetet sociale. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Lazio ka reaguar zyrtarisht duke i dalë në mbrojtje lojtarit të Kombëtares shqiptare.

"Është detyrë e klubit që të mbrojë një nga anëtarët e saj dhe t'i heqë ata nga shfrytëzimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Faza përgatitore e skuadrës duhet të vazhdojë në angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që është fryrë deri më tani".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga