Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Strakosha rikthen në BINARË skuadrën, Lazio "ngjyros" bardhekaltër kryeqytetin (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Strakosha rikthen në BINARË skuadrën, Lazio "ngjyros"

Lazio është rikthyer te fitorja në kampionat dhe këtë e ka bërë pikërisht në atë që mund të quhet padyshim dueli i sezonit, derbin e kryeqytetit kundër Romës.

Bardhekaltërit, të frymëzuar edhe nga pritjet e portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha kanë shkatërruar 3-0 Romën. Takimi nisi në malore për miqtë, me Calcedo që zhbllokoi takimin pas 12-të minutash lojë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë prodhoi edhe 2 gola të tjerë.

Fillimisht ishte Ciro Immobile që nga pika e bardhë dyfishoi shifrat. Për t'i vënë kapakun mendoi Cataldi, që në limitet e kohës së rregullt realizoi për 3-0. Me këtë fitore Lazio futet në valle për një vend në UEFA Champions League vitin e ardhshëm, pasi gjendet 6 pikë pas Interit të vendit të katërt. Ndërkohë, Roma është 3 pikë nga zona që të dërgon në Champions.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga