Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Stefano Pioli para ndeshjes me Slavian: Nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Stefano Pioli para ndeshjes me Slavian: Nuk do ta nënvlerësojmë

Milani do të luajë në transfertë përballë Slavias së Pragës, mbrëmjen e së enjtes. Sfida e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Europa League që do të zhvillohet në “Fortuna Arena”, do të startojë në orën 18:45.

Një ditë para kësaj sfide ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli. Italiani thotë se nuk ka shanse që ekipi i tij ta nënvlerësojë ndeshjen.

“Nuk do ta nënvlerësojmë ndeshjen e nesërme, absolutisht që jo. Ndeshja e parë ishte e mirë, por nesër do të duhet ta kalojmë raundin me një paraqitje dinjitoze. Ata dinë të sulmojnë shumë, kanë lojtarë cilësore. Te grupi im pashë qetësi. Ka shumë përqendrim nga ana jonë pasi duam me doemos që të kalojmë më tej në këtë kompeticion”, u shpreh Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga