Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Starova sulmon Shulkun për titullin kampion dhe përbuz Dervishin

Shkruar nga NEWSPORT
Starova sulmon Shulkun për titullin kampion dhe përbuz Dervishin

Këshilltari i presidentit të Partizanit, Sulejman Starova, vazhdon të këmbëngulë për titullin kampion në tavolinë duke replikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun, ndërkohë i kundërpërgjigjet edhe Drejtorit të Kukësit, Dritan Dervishit.

"Deklarata e Shulkut se dënimi i Skënderbeut është absurd nuk qëndron aspak. UEFA nuk ka luajtur mendsh të dënojë një ekip kot, është institucioni më i lartë i futbollit në Europë. Nuk kam asnjë dyshim se ne jemi kampionët e sezonit të shkuar pasi e përsëris që në Champions League nga Shqipëria merr pjesë vetëm ekipi kampion dhe jo vendi i dytë. Shulku le të presë materialin e UEFA-s pasi kërkon të respektojë proçedurat, por tashmë dihet fati i titullit. Sa i përket Dervishit që është bezdisur nga komentet e mia për Kukësin, i them se është i ri në këtë zanat ndaj bën autogola, pasi dhe ai foli për Partizanin", është shprehur Starova për gazetën "Panorama Sport".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga