
Federata e Futbollit mirëpriti në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një tjetër grup studentësh, të cilët vizituan muzeun dhe u njohën me historinë e futbollit shqiptar.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale u njohën me historinë e pasur të futbollit Shqiptar, të pasqyruar në muzeun e FSHF-së përmes objekteve, relikeve dhe fotografive që kanë përjetësuar momente historike përgjatë 1 shekulli.
Përveç vizitës në muze, studentët u prezantuan me programin e internship-eve dhe vullnetarëve në FSHF, ku secili prej tyre mund të aplikojë për t’u bërë pjesë.
Në kuadër të organizimit të EURO 2025 U17 në Shqipëri, FSHF ka lançuar programin e vullnetarëve, ku të interesuarit mund të bëhen pjesë e këtij eventi madhor duke aplikuar në këtë link: https://programivullnetareve.fshf.al/.
Programi i internship-eve u mundëson aplikantëve të bëhen pjesë aktive e stafit të federatës për një periudhë 3-mujore, duke u trajnuar mbi aspekte praktike të punës dhe pajisjen në fund me letër reference për punësime t mëtejshme.