
UEFA ka hapur një hetim për ndeshjen Kroaci – Shqipëri(2-2), të luajtur në Hamburg. Në qendër të hetimit është dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Mirlind Daku, për thirrjet me megafon pas ndeshjes.
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ishin ankuar për Dakun. Kështu organizata më e rëndësishme e futbollit europian është detyruar të nisë hetimin.
Së fundmi Daku ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi i Kombëtares tregon se ka qenë efekti i ndeshjes që e ka shtyrë të përfshihet me tifozët, ndërsa vazhdon të punojë për ëndrrën e përbashkët në Europian.
Tifozët nuk e kanë lënë vetëm. Madje në këtë moment të vështirë, kanë vërshuar në komente. Sigurisht që nuk mund të mungonin kore nga tifozët.
