
Kevin Dodaj
Kevin Dodaj është lojtari më i ri i CSKA Sofias. Lajmin e ka bërë të ditur pak minuta më para skuadra bullgare ku prezanton talentin që mbylli aventurën me Vllazninë.
CSKA Sofia e konsideron 19-vjeçarin kuqezi si një ndër talentët më të mëdha shqiptar. Kevin Dodaj zhvilloi ndeshjen e fundit me Vllazninë ndaj Daugavpils ku shënoi një gol dhe asist.
Njoftimi zyrtar i CSKA Sofia:
Mirë se erdhe, Kevin!
CSKA ka nënshkruar me një nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar - Kevin Dodaj.
Anësori 19-vjeçar mbërrin në klubin tonë nga Vllaznia, ku ka regjistruar 55 ndeshje me 9 gola dhe 4 asiste.
I urojmë Kevin Dodaj shumë gola dhe trofe me ekipin e CSKA-së!
View this post on Instagram
Poll