
Juljan Shehu
Juljan Shehu do të vazhdojë që të jetë pjesë e Widzew Lodz në Poloni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur dhe ka pranuar që të zgjasë bashkëpunimin me klubin polak.
Shehu ka firmosur me Widzew Lodz një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Tashmë, klubi i elitës së futbollit polak “blindon” yllin e ekipit, i cili është kthyer në lojtar kyç edhe për Kombëtaren shqiptare.
Ky vendim i tij për të rinovuar vjen disa ditë para ndeshjes Serbi – Shqipëri. Kujtojmë që Juljan Shehu është i grumbulluar me Kombëtaren, për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.
Poll