
Tashmë është zyrtare. Qazim Laçi ka arritur akordin me klubin e Superligës turke Çaykur Rizespor. Ky operacion kishte ditë që po përfliltej në media, ndërsa ditën e sotme erdhi edhe konfirmimi. Mesfushori i Kombwtares ka firmosur kontratë 3 vjeçare, teksa aventura në këtë ligë është diçka e re për lojtarin e lindur në Peshkopi.
Olympiacos, APOEL Nicosia, APO Levadiakos, AC Ajacio dhe Sparta Pargue janë klubet ku 29-vjeçari shqiptar është “pjekur” profesionalisht. Ja reagimi i skuadrës së Çaykur Rizespor në lidhje me arritjen e marrëveshjen: “Çaykur Rizespor regjistroi lojtarin shqiptar Qazim Laçi në skuadrën e saj.
Mesfushori me eksperiencë Laçi erdhi në Turqi pasi klubi ynë arriti marrëveshjen me Sparta Pragën, një nga skuadrat e Çekisë. Pas protokolleve të bëra me Sparta Pragën dhe lojtarin, Laçi firmosi kontratë 3-vjeçare. Laçi, i cili djersiti edhe fanellën e Kombëtares shqiptare, sezonin e kaluar veshi uniformën në 50 ndeshje me Sparta Pragën, përfshirë Champions League, Ligën e Çekisë dhe Kupën e Çekisë. Mirë se erdhe Qazim Laçi, të urojmë suksese”.