
Rey Manaj padiksutim ishte heroi i Kombëtares shqiptare në Serbi. Sulmuesi lushnjar shënoi një gol fantastik në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë 3 pikët ekipit tonë.
Manaj festoi me simbolin e shqiponjës, duke bërë që festa të shërthente në kampion kuqezi dhe të “pushtonte” heshja në stadiumin “Dubocica” në Leskovac. Një gol i cili padiskutim ka çliruar, sulmuesin, i cili pas humbjes së penalltisë në qershor ndaj Serbisë, ishte kritikuar shumë.
Tashmë për të ka vetëm elozhe dhe legjenda e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta ka një mesazh për të. në një postim në rrjetet sociale shkruan se Manaj me atë gol na jep mundësinë të luftojmë shumë për një kualifikimin në Kupën e Botës.
Ndërsa ka postuar momentin kur Manaj feston me simbolin e shqiponjës, me Kushtën që shkruan se kjo foto vlen më shumë se 1000 fjalë.
“Bravo Rey Manaj për atë gol historik që shënove mbrëmë. Kjo foto vlen më shumë se 1000 fjalë. Urime më të mirat Kombëtares tonë për këtë ndeshje dinjitoze. Dhe kjo tregon që janë të gjitha mundësitë që ne të jemi në Kupën e Botës. Suksese për ndeshjen me Anglinë”, ka shkruar kushta.
