Qazim Laçi po tregohet vendimtar edhe njëherë në çeki. Shqiptari ka ‘gatuar’ golin në ligën çeke, LFA.
Sparta e Pragës, ekipi ku aktivizohet legjionari është duke mundur Dukla Pragën në derbin e vogël të kryeqytetit, pasi dihet klasikja është kundër Slavias.
Mesfushori shqiptar ka dhënë një asistim për lojtarin afrikan të Spartës. Pasimi i bukur është finalizuar në gol për kampionët çek.
Kujtojmë në fushë është edhe lojtari tjetër i Kombëtares, Indrit Tuci, i cili shihet në momentin e festimit të golit.
Ngjyrat kuqezi po dominojnë futbollin e Republikës Çeke këtë fundjavë.
Goli i Sparta Pragës
Poll