Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Panik prej mbrojtësit të Kombëtares, shqiptari rrëzohet FRIKSHËM në ndeshjen e Evropës dhe zëvendësohet menjëherë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Panik prej mbrojtësit të Kombëtares, shqiptari
Momenti kur rrëzohet Ivan Balliu

Rayo Vallecano po luan momentalisht në transfertë përballë Slovan Bratislava në kuadër të raundit të 4-t të Conference League. Kjo sfidë është aktualisht me shifrat 2-1 në favor të vendasve.

Megjithatë, ky duel pati një moment tepër të frikshëm që lidhet me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Ky i fundit krijoi panik tek të gjithë në minutën e 30-të.

Pikërisht në atë minutë, pas një dueli me kundërshtarin, Balliua ra në tokë nga një lartësi e konsiderueshme, duke goditur fushën me kokë. Të gjithë u trembën, teksa Balliu la fushën e lojës, për t’u zëvendësuar nga Ratiu.

Momenti kur rrëzohet Ivan Balliu

Poll

Lexo gjithashtu