
Ermir Rashica
Ermir Rashica është bërë protagonist në fitoren e Metalist 1925 përballë Ahrobiznes Volochysk me rezultatin 4-0. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë arriti të realizojë golin e parë me ekipin ukrainas.
Në minutën e 35-të të sfidës, ish-sulmuesi i Skënderbeut u gjend brenda në zonë dhe pas një ngatërrese shkundi rrjetën e kundërshtarëve. Ky ishte goli i parë i Rashicën në kampionatin ukrainas në katër ndeshje të luajtura.
Edhe në sfida të tjera, 21-vjeçari është bërë protagonist për Metalist 1925. Në ndeshjen e kaluar, Rashica provoi të shënonte dhe detyroi mbrojtësin kundërshtar të shënonte autogol dhe arriti të fitojë një penallti.
Goli i Rashicës
Poll