
Ermir Rashica
Ermir Rashica është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Metalist po luan përballë Qarabag të Redon Xhixhës. Kjo sfidë miqësore është momentalisht në baraspeshë, me rezultatin 2-2.
Ishte pikërisht Rashica ai që shënoi golin e parë për të tijët. Ish-sulmuesi i Skënderbeut gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të të ndeshjes, me anë të një goditje me kokë.
Kjo tregon mjaft mirë që Rashica është kthyer në një lider për ukrainasit. Kjo është ndeshja e 11-të e 21-vjeçarit me Metalist, teksa ka shënuar 4 gola e asistuar në 4 të tjerë.
Poll