Rayo Vallecano po fiton takimin në La Liga kundër Valencias. Në fushë është hedhur dhe Ivan Balliun.
Legjionari është zgjedhur si mburojë e rezultatit fitimtar kundër ‘Lakuriqëve të Natës’. Tekniku i madrilenëve nuk ka dashur të rrezikojë me sulmin, ndaj ka hedhur në lojë një mbrojtës si shqiptari.
Ivani hyri në minutën e 76-të dhe do të ketë mundësi të aktivizohet çerekun e fundit të takimit. Pas lojës në Kupën e Mbretit, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet dhe në ligën spanjolle në çaste kaq delikate.
Poll