
Armando Broja
U mendua se do të kishim një duel shqiptarësh në miqësoren mes Burnley dhe Lazios, por nuk ndodhi kështu. Trajneri Sarri nuk i besojë asnjë minutë mbrojtësit Elseid Hysaj, të njëjtën gjë bëri edhe Scott Parker me Brojën.
Ndeshja u mbyll me fitoren minimale të lacialëve, aty ku vendosi goli i Cancellieri në minutën e 75’. Javës tjetër nis Premier League angleze, teksa Burnley do të udhëtojë për në Londër, ku e pret dueli me Tottenham.
Me shumë gjasa pritet që në këtë takim Armando Broja të marrë disa minuta. Sulmuesi shqiptar u largua nga Chelsea për 23 milionë euro, ndërsa ka firmosur me ekipin e ri kontratë 5-vjeçare.
Poll