Atalanta mori një fitore të rëndësishme në Champions League ndaj Marseilles. Italianët triumfuan 1-0 ndaj francezve, me Berat Gjimshitin që udhëhoqi ekipin e tij drejt këtij suksesi.
Por kjo sfidë për kapitenin e Kombëtares shqiptare nuk do të harrohet lehtë. Kjo pasi lideri i mbrojtjes ndaj Marseille zhvilloi ndeshjen numër 300 me “bergamaskët”.
Siç dihet Gjimshiti është prej vitesh tashmë një “mur” në mbrojtjen e Atalantës, me të cilët ka arritur të fitojë edhe trofeun e Europa League para 2 sezonesh.
Pas kësaj arritjeje, Gjimshiti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ndihet krenar që luan për këtë fanellë.
“Krenar që feston 300 ndeshje me këtë fanellë”, ka shkruar kapiteni shqiptar. Kujtojmë se Gjimshiti është bërë pjesë e Atalantës në verën e vitit 2016, teksa ka kontratë të vlefshme me ta deri në qershor të vitit 2026.
View this post on Instagram
