Pas çdo goli te ekipi i Trabzonspor në Turqi, teksa më i “freskëti” ishte sot kundër Kocaelispor, sulmuesi shqiptar Ernest Muçi po e dëshmon se është gati të udhëheq Kombëtaren drejt “Botërorit 2026”.
Në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur, Muçi ka 10 gola dhe 2 asiste, statistika “anormale”. Nëse vijon të ruaj formën dhe gjendjen fizike, nuk ka asnjë pengesë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare.
Aktualisht s’ka diskutim, Ernest Muçi është sulmuesi më në formë i Shqipërisë dhe ky përbën një bonues të madh për ndeshjet e “play-off”-it në Kupën e Botës. Rivali i parë është Polonia, ndeshje e cila do mbahet më 26 mars, ora 20:45, Varshavë.
Nëse e vendosim 24-vjeçarin shqiptar përballë yllit polak Robert Lewandowski, ka një hendek të madh gjatë kohëve të fundit. Në segmentin e 10 ndeshjeve pararendëse që 37-vjeçari ka luajtur, regjistron vetëm 4 gola dhe 2 asiste, (Barcelona + Poloni).
Goli i Ernest Muçit ndaj Kocaelispor
