
Na ndajnë më pak se dy javë nga ndeshja decizive e Shqipërisë përballë Serbisë në Leskovac. Në ditët në vijimi pritet publikimi i listës nga trajneri Sylvinho, me shumë gjasa Armando Broja, Mirlind Daku dhe Rey Manaj do të jenë në kontigjent me detyrën kryesore, golin ndaj serbëve.
Por në ditët e fundit të 3 sulmuesit po përjtojnë formë jashtëzakonisht të dobtë. Broja u fut vetëm në minutën e 80 ndaj Manchester City, por asgjë, i vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6.5.
Daku ishte thuajse inekzistent kundër Zenit në Kupë, 0 gola, 0 asiste dhe jo vendimtar për ekipin e tij. Dje zbriti në fushë edhe Rey Manaj me skuadrën e Al-Sharjah në Champions League Elitë të Azisë. Sulmuesi lushjnar ishte lojtari më i dobët në fushë me notën 5.9 sipas “SofaScore”.