
Myrto Uzuni ishte një nga emrat e bujshëm që mbeti jashtë listës së Shqipërisë për Euro 2024. Sulmuesi i Granadas ishte gjithnjë pjesë e grumbullimit të Kombëtares gjatë kualifikueseve, por në fund nuk pa emrin e tij es 26 lojtarëve në listë.
Një reagim direkt nga ai nuk pati, por Uzuni ka vendosur të respektojë vendimin e trajnerit e të punojë akoma më fort për të forcuar pozitat e tij në Kombëtare. Lojtarëve dhe njerëzve të mëdhenj nuk u ‘mbetet hatri’ e më pas rëndojnë akoma më shumë situatat me reagime gjaknxehta.
Përkundrazi, Myrto Uzuni vë në rradhë të parë Shqipërinë dhe përpara finales me Spanjën ai i dërgon një mesazh djemve me anë të rrjeteve sociale.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ja dalim. Forca çuna”, shkruan Uzuni.