Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U kualifikuan në gjysmëfinale, presidenti i Empolit elozhe Ismajlit: Rikuperimi i tij solli të mira në ekip

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikuan në gjysmëfinale, presidenti i Empolit elozhe Ismajlit:
Fabrizio Corsi

Empoli mori një fitore historike ndaj Juventusit në Kupën e Italisë mbrëmjen e djeshme. Skuadra e Ardian Ismajlit ishte me fat te “ruleta ruse”, ku siguruan edhe kalimin në fazën tjetër.

Pas këtij suksesi ka folur presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi. Kreu i klubit ka nënvizuar se rikuperimi i Ismajlit dhe Luca Marianucci ishin vendimtarë në skuadër.

“Jemi mbi re, le të marrim më të mirën dhe të gjejmë besimin për mbylljen e këtij sezoni të vështirë. Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianuçi. Dhe kjo solli të mirat e veta pas një periudhe të vështirë. Tani problemi është të ruajmë mentalitetin dhe të harrojmë mbrëmjen e djeshme”, ka theksuar kreu i Empolit.

Por pavarësisht fjalëve të mira të presidentit, Ismajli në ndeshjen e djeshme u dëmtua sërish dhe la fushën e lojës që në fillimin e pjesës së dytë. Tashmë mbetet të shihet nga vizitat mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit të tij.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga