
Nedim Bajrami aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren shqiptare, ku në orën 18:00 kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Gjibraltarin. Mesfushori pritet të jetë si gjithmonë titullarë në formacionin e Sylvinhos, pasi siç dihet është një element kyç te kuqezinjtë.
Por lideri i Kombëtares merr lajmin e keq nga Skocia. Trajneri i Rangers nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e Europa League. Russell Martin e ka lënë jashtë liste, duke vendosur të mos mbështetet te shërbimet e shqiptarit.
Një veprim ky që tregon se Bajrami në këtë sezon nuk është në planet e stafit të skocezve dhe se e ardhmja e tij te Rangers duket e paqartë dhe mjaft shqetësuese. Ky sezon për Rangers nuk ka nisur siç duket, pasi pas 4 javësh ia kanë dalë të grumbullojnë vetëm 4 pikë në kampionat.
Ndërkohë vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që Bajrami nuk preferohet për ndeshjet europiane nga Martin. Mesfushori ishte jashtë liste edhe për sfidën e “Play-Off” të Champions League që Rangers u mposht nga Club Brugge.
Porn ë kampionat në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Celtis, Bajrami hyri në fushë për 14 minuta. Kujtojmë se dueli i radhës për Rangers në grupet e Europa League është ndaj Genk më 25 shtator në orën 21:00, përballje që do të luhet në “Ibrox Stadium”.