Kristjan Asllani ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është gati për të zbritur në fushë.
Mesfushori shqiptar është bashkuar me ekipin e Interit dhe madje pritet të gradohet titullar në ndeshjen e radhës ndaj Venezias.
Sipas mediave italiane, Asllani duke përfituar edhe nga rikuperimi i vonë i Hakan Calhanoglu besohet se do t’i besohet roli i regjisorit në mesin e fushës.
23-vjeçari gjendet prej kohësh jashtë fushave të lojës, që prej golit të shënuar në Ligën e Kombeve me kombëtaren kuqezi ndaj Gjeorgjisë. Me skuadrën është bashkuar edhe Acerbi.
Poll