
Scott Parker në një prononcim së fundmi ka folur për transferimin më të ri në ekipin e Burnley, Armando Broja. Ai është shprehur se shqiptarit i nevojitet ende kohë për të marrë minuta në ekip. Kjo deklaratë bën të kuptosh se bomberi do të shikojë nga stoli edhe për ca kohë shokët e ekipit.
Nuk bëhet e qartë një datë rikthimi në fushë për 23-vjeçarin e Kombëtares. Dëmtimet e shpeshta dhe mungesa e minutave në ekipet si Everton dhe Chelsea kë bërë që sulmuesi të ndodhet në këtë pikë. “Ai duket mirë. Ai u stërvit dje për herë të parë dhe ishte vetëm një stërvitje e lehtë. Ndërsa sot është stërvitur pak vetëm. Megjithatë, duket në formë fizike, duket mirë.
Me shumë mundësi i duhet pak punë tani që të jetë në ritmin e duhur, pasi siç e thashë, ai nuk ka bërë shumë stërvitje gjatë fazës përgatitore të sezonit. Në nuk duam ta vendosim në një pozitë ku të jetë i cenuar apo të rrezikojë ndonjë gjë këtu”, u shpreh trajneri Parker.