Sivasspor u mposht 2-1 nga Rizespor në javën e 11-të të kampionatit turk. Skuadra e Rey Manajt po kalon vështirësi të mëdha.
Ekipi i legjionarit në 3 ndeshjet e fundit në Trendyol Superlig nuk është larguar nga fusha me 3 pikët dhe kjo shqetëson kampin në klubin turk. Klubi nga qyteti Sivas ndjen situatën e keqe që prej 3 javësh, gati 1 muaj.
Skuadra e shqiptarit humbi thellë kundër Mourinhos dhe kjo mund të ripërsëritet ndaj po një ekipi nga Stambolli. Më pas, Rey Manaj me shokë dolën 0-0 me Kayserispor.
Mirë pikët, po as golat nuk po vijnë. Mbi supet e lojtarit të Kombëtares rëndon 'barra' e detyrës së shënimeve ndryshe Sivasspor do të ketë probleme
Bardhekuqtë ndeshen javën tjetër me një ekip Big si Galatasary dhe kriza mund të rri pezull. Tekniku i turqve pret që Rey të sjell sa më shumë gola me zhbllokim, në mënyrë që të tejkalohet drama