Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj vendos rekord dhe shkruan historinë, klubi i Superligës turke e nderon me trofeun prestigjoz (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj vendos rekord dhe shkruan historinë, klubi i Superligës
Rey Manaj

Rey Manaj ka shkruar historinë me Sivasspor në Superligën turke. Sulmuesi shqiptar u nderua me “Këpucën e Artë” nga klubi turk, para fillimit të sfidës me Fenerbahcen.

Kjo pasi Manaj është tashmë lojtari që ka shënuar më shumë gola gjatë një sezoni, në historinë e klubit të Sivasspor. 27-vjeçari nuk u ndal as mbrëmjen e sotme, ku me golin e tij në fundin e takimit i dha barazimin 2 me 2 Sivassporit ndaj Fenerbahces.

Plot 21 gola ka shënuar Manaj deri tani. Vlen për t’u theksuar se 17 janë në elitën e futbollit turk. Më mirë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare kanë bërë vetëm Icardi dhe Dzeko me nga 20 gola secili.

Momenti kur Manaj mori trofeun prestigjoz:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga