Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj nga grumbullimi me Kombëtaren jep “dritën jeshile”, ekipi i ri bëhet gati për transferimin e lushnjarit

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj nga grumbullimi me Kombëtaren jep “dritën
Rey Manaj

Rey Manaj me shumë gjasa do të largohet nga Sivasspor. Sulmuesi lushnjar ka kontratë të vlefshme me turqit deri në verën e vitit të ardhshëm, por gjasat që të qëndrojë te Sivasspor janë shumë të pakta.

Interesimet dhe ofertat për lotjarin e Kombëtares nuk kanë munguar asnjëherë dhe falë formës së tij fantastike që ka treguar në Turqi një sërë ekipet duan shërbimet e lushnjarit. KËshtu nga sa mësohet nga mediat turke bëhet me dije se po bëhet gati transferimi te skuadra e re.

Bëhet fjalë për Trabzonspor, me këto të fundit kanë bërë gati çdo gjë për transferimin e Manajt. Kjo pasi siç duket edhe lushnjari ka dhënë “dritën jeshile” për këtë lëvizje. Kujtojmë se në këtë sezon Rey me fanellën e Sivasspor ka arritur të luajë në 20 ndeshje. 28-vjeçari ka arritur të shënojë 8 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.

Aktualisht sulmuesi është i grumbulluar me Kombëtaren për duelin e mbrëmjes së sotme me Anglinë dhe për sfidën me Andorrën. Ndaj “Tre Luanëve” me shumë gjasa do ta nisë si titullarë takimin në “Ëembley” të Londrës në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga