
Berat Lus
Një talent i ri po lind në Turqi. Berat Lus është një shqiptar i cili debutoi për ekipin e aprë të Galatasarayt.
Në Stamboll kemi Muçin dhe Rashicën, po tashmë dhe Beratin, edhe pse në anën e rivalëve. 17 vjeçari është nga Gostivari i Maqedonisë, por në bion e tij në instagram ka vendosur dhe flamurin shqiptar pa harruar kështu prejardhjen e tij.
Është një nder i madh dhe një privilegj që djaloshi kuqezi të jetë në msohë aq të vogël pjesë e një klubi kaq madhështor sa ‘Luanët e Stambollit’. Shpresat që një filiz i ri po rritet për Kombëtaren janë të larta pasi Lus deri tani me ekipet zinxhir ka 8 gola dhe 1 asist.
Poll