
Ditën e djeshme, Rey Manaj krijoi një situatë paniku në ndeshjen mes ekipit të tij Sivasspor dhe Goztepe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptar ra pa ndjenja në fushën e lojës, teksa u desh ambulance për ta nxjerrë nga stadiumi.
Manaj u transportua menjëherë drejt spitalit duke marrë kujdesin e nevojitur për t’u rikthyer në normalitet. Ndërkohë që ka qenë vetë lushnjari që ka reaguar në rrjetet sociale mbi këtë situatë, duke falenderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë dhe duke dhënë lajmin e mirë që të dielën do të jetë në fushën e lojës.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet, tani jam më mirë, shihemi pas disa ditësh. Njerëz të shumtë erdhën në spital, dua t’ju falenderoj të gjithëve. Shihemi të dielen. Pak nga pak do ju përgjigjem të gjithëve, se sapo e mora telefonin”, u shpreh Manaj.
View this post on Instagram