
Elseid Hysaj
Elseid Hysaj ka hedhur poshtë çdo lajm, që tregoi se ka pasur përplasje mes tij dhe trajnerit të Lazios Marco Baroni. Mbrojtësi i Kombëtares shkruan shkurtimisht në rrjetin social Instagram “Lajm i rremë”.
E gjitha erdhi pasi tregohej se Hysaj nuk do figurojë në listën e Lazios në Europa League. Kjo më pas kishte sjellë pakënaqësi te mbrojtësi shkodran, që në dhomat e zhveshjes supozohej të ishte kapur me Baronin.
Kjo është hera e dytë në pak kohë që Elseid Hysaj përfshihet në mes lajmeve të shumta me bujë. Kujtojmë të parën me Italinë për Europian. Asokohe Hysaj u fajësua për golin e pësuar të Kombëtares, ndërsa ndeshja u mbyll 2-1 në favor të Italisë.
