
Panathinaikos luan sot në Conference League në shtëpi kundër Dinamo Minsk. Grekët do të laujnë në stadiumin Olimpik në prani të mijëra tifozëve, por në stol janë dhe 2 shqiptarë të pranishëm.
Klidman Lilo, portieri shqiptar dhe mbrojtësi Elton Fikaj janë në pankinë ndaj bjellorusëve. 19 vjeçari Fikaj ka qenë në formacion në ndeshje të kaluara në Europë, ku ‘trifilat’ i kanë besuar shumë talentit kuqezi. Ndërsa 21 vjeçari i portës qëndron përherë jashtë 11-shes duke parë alternativat e forta në atë rol si Dragoëski, ish-i i Fiorentinës.
Skuadra nga Athina do e ketë të thjeshtë me shumë mundësio kundër atyre nga kryeqyteti bjellorus. Gjithsdesi prania dhe mundësia e aktivizimit të shqiptarëve në një ndeshje europiabe është një kënaqësi e madhe, për më tëper në mes të kryeqytetit helen.