Marash Kumbulla ishte një nga lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për Euro 2024. Mbrojtësi nuk mundi të merrte asnjë minutë në këtë turne, duke qëndruar në të 3 sfidat në stol.
Por pavarësisht kësaj, 24-vjeçari ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas eliminimt të Kombëtares nga Euro 2024. Shqiptari ka falenderuar të gjithë tifozët për mbështetjen , ku thekson se ishin të mrekullueshëm nga minuta e parë e deri në fund.
“Faleminderit të gjithëve, keni qenë të mrekullueshëm nga minuta e parë e deri tek e fundit????????❤️”, shkruan Kumbulla.
View this post on Instagram
Poll