Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

NOTA/ Rey Manaj “10 me yll”, sulmuesi i Kombëtares protagonist në katër gola për Sivasspor (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
NOTA/ Rey Manaj “10 me yll”, sulmuesi i Kombëtares protagonist
Rey Manaj

Rey Manaj nuk di të ndalet, pas dopietës me Kombëtaren shqiptare ndaj Andorrës, sot është bërë protagonist absolut në fitoren e thellë të Sivasspor 5-1 ndaj Adana Demirspor.

Sulmuesi i kuqezinjve realizoi dopietë në pjesën e parë për ekipin e tij brenda 5 minutash. Por jo vetëm kaq, në të dytën Manaj asistoi në dy golat e fundit të ekipit të tij të realizuar nga Boke dhe Bekiroglu.

Në përfundimin e takimit, Manaj është vlerësuar me notën maksimale 10 nga “Sofascore”, padyshim më i miri i sfidës. 28-vjeçari i Shqipërisë shkon këtë sezon në kuotën e 10 golave dhe 4 asisteve në Superligën turke.  

Dy golat e Manaj

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga