Prej vitesh ishim mësuar ta shikonim çdo fundjavë në fushë.
Por tashmë, dalja nga planet e Lazio i ka krijuar më shumë liri Elseid Hysajt për tu kujdesur për veten. Mbrojtësi mbetet ende stabël në kombëtaren shqiptare, duke qënë sërish i gatshëm për trajnerin Sylvinho edhe në ndeshjet e nëntorit.
E një detaj që ka tërhequr vëmendjen është paraqitja e jashtme e zgjedhur nga shkodrani. Me një ‘look’ totalisht të ri nga grumbullimi i tetorit, Hysaj mbetet sërish një imazh te kuqezinjtë. Tashmë, në fushë, 30-vjeçari do shfaqet me flokë bjond.
Poll